Lajmet e fundit
Pesë herë fituesi i Topit të Artë do të duhet t'ia paguajë 19 milionë euro shtetit spanjoll, pasi është gjetur fajtor për evazion fiskal mes viteve 2011 dhe 2014

Cristiano Ronaldo do t'i paguajë 19 milionë euro gjobë, pasi është dënuar për evazion fiskal nga drejtësia spanjolle.
Portugezi akuzohej për shmangie tatimi midis viteve 2011 dhe 2014 në vlerë prej 14.7 milionë euro.
Ndërsa kur shtohen edhe tarifat e gjykatës gjobat, interesat dhe kostot e tjera, shuma rritet në 19 milionë.
Ylli i Juventus mund të dënohej edhe me burg, por ai iu shmang qëndrimit prapa grilave deri në dy vjet, për shkak se ishte shkelja e parë e tij.