Lajmet e fundit

Cristiano Ronaldo nuk e çon as nëpër mend largimin nga Reali i Madridit përkundrazi, ai beson se nëse do të ruajë një formë të mirë fizike mund të vazhdojë të japë kontributin e tij tek Los Blancos edhe për plot 6 vite tjera.
Gjithsesi, Ronaldo, kontrata e të cilit përfundon në 2018, e ka shprehur disa herë se dëshira e tij është që ta mbyllë karrierën pikërisht në kryeqytetin Spanjoll:
“Ëndrra ime është që ta mbyll karrierën tek Real Madridi. Nëse di të kujdesesh për veten mund të luash futboll deri në moshën 40 vjecare. Unë dëshiroj që të jem aktiv edhe për 5 apo 6 vite të tjera duke ruajtur të njëjtin rendiment loje dhe golash. Ndihem mjaft mirë dhe i dobishëm tek Reali ndaj dua të vazhdoj të fitoj me këtë ekip”, transmeton albeu.com