Lajmet e fundit
Cristiano Ronaldo: Është një trajner që ka përvojë të madhe. Mezi pres të fitojë diçka me të.

“Mezi pres të fitojë diçka me Benitez”, është komenti i parë që Topi i Artë i botës, Cristiano Ronaldo, ka bërë për trajnerin e tij të sapoardhur në Madrid.
Ronaldo, që më parë nuk kishte komentuar largimin e Carlo Anccelotti dhe ardhjen e Rafa Benitez, tha se përkundër se nuk ka punuar kurrë me këtë të fundit, e çmon shumë për përvojën që ka spanjolli.
“Është një trajner që ka përvojë të madhe”.
“Reali është klubi më i mirë në botë dhe kjo vlen për të gjithë, si për lojtarët ashtu edhe për trajnerët, është një sfidë e madhe të luash këtu”.
“Mezi pres të punoj me të, shpresoj të fitojmë diçka të rëndësishme së bashku, por kam besim dhe do jap maksimumin", theksoi ylli portugez i Real Madrid.