Lajmet e fundit

Real Madrid tashmë është në Londër për të zhvilluar ndeshjen e grupit në Chanmpions League, përballë Tottenham Hotspur.
Takimi i tyre në Bernabeu një muaj më parë përfundoi 1:1, kështu që të dyja tash duan fitore në mënyrë që në fund të përfundojnë sa më lart brenda grupit për t’u kualifikuar si skuadër e parë, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë garë, ka udhëtuar dhe shpreson që ta vë emrin edhe një herë në ballinat e gazetave.
Harry Kane, ka diçka për të thënë. Sulmuesi anglez është rikuperuar nga lëndimi në nyje që ka pasur dhe tashmë është e sigurt se do të jetë titullar në Wembley.
Me mend te loja e sontme, janë pyetur disa gazetarë sportive se kë do të zgjedhin ata më parë nëse do të kishin një ekip të tyre. Ronaldon apo Kane?
Këto janë përgjigjet e tyre:
Matt Lawless - Ronaldo
Hamish Mackay - Kane
Alex Richards - Ronaldo
Conor Mummery - Kane
Martin Domin - Ronaldo
Jake Polden - Kane