Legjenda braziliane Ronaldinho është shprehur i lumtur që Carlo Ancelotti është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Brazilit, por ka shprehur edhe dëshirën që Paris Saint-Germain të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Në një intervistë për gazetën spanjolle Marca, ish-ylli i Milanit foli për ndeshjen e madhe që do të zhvillohet më 31 maj në Mynih, mes PSG-së dhe Interit – dy klube me të cilat ka lidhje të veçanta, por zemra e tij këtë herë është me klubin francez.
“Shpresoj shumë,” tha Ronaldinho, transmeton Klankosova.tv.
“PSG më priti me shumë dashuri kur mbërrita për herë të parë në Evropë, dhe ata kanë vite që ndjekin këtë ëndërr.”
“Ata tani kanë një trajner të madh, që është gjithashtu një mik i mirë, dhe shpresoj që më në fund ta fitojnë atë Ligë të Kampionëve që e kanë pritur kaq gjatë.”
Ronaldinho komentoi edhe emërimin e Carlo Ancelottit si përzgjedhës i Brazilit – një tjetër lidhje e fortë me futbollin italian, pasi Ancelotti ishte një prej trajnerëve të tij gjatë kohës te Milani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.