Lajmet e fundit

Ronaldinho ka thënë se nuk po planifikon që të pensionohet nga karriera profesionale në futboll, pavarësisht faktit se ai nuk është pjesë e ndonjë klubi për momentin.
25 vjeçari, ka luajtur vetëm për një periudhë të shkurtër për Fluminesen para se klupi t’ia ndërpriste kontratën në shtator.
Por ndonëse ai po i shijon pushimet, ka premtuar se do të kthehet në sheshin e lojërave shumë shpejt.
“Përfundimi i karrierës në këtë kohë as që më ka shkuar nëpër mend”, ka thënë ai për reporterët në Dubai, ku ai po qëndron me ftesën e një biznesmeni vendas.
“Ende e dua futbollin, jam shumë mirë me shëndet dhe jam person shumë kompetitiv”, ka thënë ai, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.