Lajmet e fundit

Ronaldinho ka thënë se ndjehet me faj se pse në karrierën e tij nuk ka luajtur më shumë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ishte duke i bërë vend vetes në Camp Nou kur Ronaldinho po i printe klubit, të cilin do ta linte me 2008.
“Kam arritur gjithçka që kam dashur dhe jam falënderues për këtë.”
“Natyrisht se do të doja që luaja më shumë me Messi, ai është një lojtar i madh, jam shumë i nderuar që kam ndihmuar atë të nisë karrierën dhe që kam asistuar në golin e parë të tij.”
“Duke parë atë se po bëhet një futbollist i madh, do të ishte më e mirë për mua që të luaja më shumë me të, por që atë kohë për mua kishte mbaruar gjithçka me Barcën dhe koha ishte për gjëra të reja, arritje dhe qëllime tjera, koha kishte ardhur që të ikja”, ka thënë Ronaldinho/Klan Kosova/