Lajmet e fundit
Ish-lojtari i Barcelonës dhe fituesi i Topit të Artë, Ronaldinho ka deklaruar se do të largohet nga Queretaro.

Ai u bashkua me skuadrën meksikane në shtator të vitit 2014 ndërsa shënoi tetë gola në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Ai do të largohet nga aty pasi kontrata e tij me klubit u shfuqizua, kurse edhe trajneri Victor Manuel Vicotich ka konfirmuar se kishte në plan që sezonin e ri ta huazonte diku.
Për brazilianin ka shprehur interesim skuadra turke, Antalyaspor.
Edhe presidenti i klubit nga liga turke siç raportohet ka thënë se me fillim të javës do të interesohet që të fillojnë bisedimet për ta transferuar Gauchon.