Lajmet e fundit
Ish lojtari i katalanëve beson se bashkëkombasi i tij brazilian është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldinho ka thënë se, sulmuesi i Barcelonës, Neymar është lojtari më i mirë në botë.
Neymar, bashkë me Luis Suarezin, janë në formë të shkëlqyeshme dhe në mungesë të Lionel Messit kanë udhëhequr Barcelonën drejt fitoreve të njëpasnjëshme.
Para El Clasicos, në të cilën pritet të paraqitet edhe ai edhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit, Ronaldinho ka thënë se asi brazilian është më i miri në botë.
“Forma e tanishme e Neymarit e bën të qartë që ai është lojtari më i mirë në botë”.
“Përparimi i tij nuk më ka befasuar aspak. Edhe kur ishte fëmijë talenti i tij shihej qartë”.
“Ai është ende i ri dhe mund të bëhet edhe më i mirë”.