Lajmet e fundit

Ronaldinho ka bërë shaka se dëshiron që ta kryej mirë rolin e ambasadorit në Barcelonë duke mësuar Lionel Messi edhe disa gjëra.
Ikona braziliane ishte një nga futbollistët më të mirë në botë gjatë kohës që kaloi në Camp Nou, kur Messi sa kishte hyrë në ekipin e parë.
“Kam për ta mësuar edhe pak Messi-n”, ka thënë Ronaldinho për UOL.
Ai ka mohuar zërat se ka vendosur të pensionohet.
“Jo, jo, qetësohuni. Do të shkoj hap pas hapi”, ka thënë Ronaldinho./Klan Kosova/