Lajmet e fundit
Dikur asi brazilian ka shprehur vullnetin për të veshur fanellën e kësaj skuadre, me synimin e rindërtimit të saj pas aksidentit tragjik të së hënës

Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka shprehur vullnetin për t'u rikthyer nga pensionimi në fanellën e Chapecoense, në përpjekje për të rindërtuar skuadrën, pas rrëzimit të avionit në të cilin ishte pjesa më e madhe e skuadrës.
71 persona vdiqën në aksidentin tragjik në Medellin të Kolumbisë, përfshirë edhe 19 lojtarë të skuadrës, transmeton Klan Kosova.
Në përpjeke për të rindërtuar skuadrën, Ronaldinho dhe Juan Roman Riquelme kanë shprehur vullnetin për të veshur fanellën e kësaj skuadre.
Agjenti dhe vëllai i Ronaldinho, Roberto Assis, ka konfirmuar se ish përfaqësuesi i Brazilit është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij, ndërsa sipas medieve ngjashëm synon të veprojë edhe Riquelme.