Këngëtarja Rona Nishliu është shprehur falënderuese ndaj bashkatdhetarëve të Kosovës në Gjermani që shkuan në koncertin e saj, të cilin e mbajti në Berlin më 3 mars.
Në një postim në Facebook, ajo falënderoi edhe Ambasadën e Kosovës në Gjermani për organizimin e koncertit.
"Dashuri pakufi në Berlin. Falënderim të përzemërt të gjithë juve që erdhët për të na dëgju!"
"Mirënjohje Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani për ftesën dhe mikpritjen e kujdesshme", ka thënë Nishliu. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/rona-nishliu-mban-koncert-ne-berlin-per-nder-te-17-vjetorit-te-pavaresise-dhe-27-vjetorit-te-epopese-se-uck-se/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.