Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Ron Raqi.
“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, e cila ishte mjaft e rëndësishme. E dimë që pas një kohe të gjatë nuk kemi qenë mirë me rezultate, por shpresoj që kjo fitore të na japë më shumë motiv dhe të jetë një pikë kthese për rezultatet pozitive”, ka thënë Raqi.
“Objektivi ynë është dalja në Evropë dhe shpresoj që me këtë formë mund ta arrijmë. Jam shumë i lumtur për golin dhe që arrita ta ndihmoj ekipin, mirëpo edhe më i lumtur jam për tre pikët. Merita shkon për bashkëlojtarët e mi dhe stafin, sepse pa ta kjo fitore nuk do të ishte e mundur”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.