Lajmet e fundit

Presidenti i Genoa-s, Enrico Preziosi, e ka konfirmuar që Juventusi pritet të nënshkruajë me mbrojtësin Cristian Romero.
Romero në mënyrë të përsëritur është lidhur me një kalim te kampionët e Serie A, dhe raportet së fundi sugjeronin që ai do të kalonte tek Zonja e Vjetër për 30 milionë euro.
"Ju të gjithë e dini që po zhvillohen negociatat - [Romero] do të shkojë te Juventusi", ka thënë Preziosi për Primocanale.
"Shitja e Piatekut dhe ajo e Romeros do ta vënë llogarinë e klubit në rregull. Shitja e Piatekut, nga pikëpamja e korporatës, ishte një vendim shumë i mirë".
"Financat e Genoa-s janë shumë të shëndetshme. Nuk do t'i kemi borxh Thesarit brenda këtij viti".