Lajmet e fundit

Historia e dashurisë së Zakia dhe Mohammad Ali nga Afganistani është pothuajse e njëjtë sikurse e Romeo e Zhuljetës.
Ata të dy e dinin që dashuria e tyre ishte e ndaluar, por kjo gjë nuk i ndali dot, transmeton Klan Kosova.
Ajo ishte sunni kurse ai ishte shiit – pra Montagët dhe Kapuletët.
Rod Nordland, është një gazetar që kanë gjetur Romen e Zhuljetën afgan.
Të dy të rinjt u përballën me paragjykime, kërcënime e madje edhe u burgosën për të vetmën arsye, pse ishin të dashuruar.
Por, Zakia dhe Mohammad Ali tani janë të martuar dhe më në fund jetojnë së bashku, mirëpo për fat të keq ata ende kanë frikë se dikush natën mund të trokas në derën e tyre dhe t’u bëjë keq.
Shkrimi për Romeo e Zhuljetën nga Afganistani, i bëri të dy shumë të famshëm po njashtu edhe i motivoi të tjerët që të kuptonin se dashuria nuk njeh enti e fe.
“Ata janë bërë heronjt e gjeneratës tonë, pasi që është e qartë se ata nuk janë të vetmit”.