Lajmet e fundit

Roma nuk është më e interesuar në transferimin e Riyad Mahrez pasi që i janë refuzuar disa oferta nga ish-kampioni anglez, konfirmon Goal.
Klubi nga kryeqyteti i Italisë ia kishte dërguar tre oferta Mahrezit, madje e fundit kishte qenë në vlerë prej 32 milionë funtesh, por “dhelprat” e kishin refuzuar edhe atë.
Ndërsa, drejtori i Romës, Monchi, ka thënë se Roma nuk do ta rritë më ofertën për Mahrez, pavarësisht nevojës së tyre për ta zëvendësuar Mohamed Salah i cili u transferua te Liverpool.