Lajmet e fundit

Thiago Silva nuk e ka karakterin e duhur që ta përfaqësojë Brazilin, sipas ish-sulmuesit Romario.
I rreshtuar si startues në vijën e sulmit të Brazilit në Copa America 2015, Silva kishte shkaktuar një penalti pasi kishte prekur topin me dorë në çerek-finale kundër Paraguajit, ndeshje në të cilën Brazili u eliminua.
Dhe sipas Romarios që ka fituar dy tituj të Copa America dhe Kupën e Botës në vitin 1994 ka thënë se karriera e mbrojtësit në garat ndërkombëtare ka përfunduar.
“Për të ka mbaruar, treni ka ikur nga stacioni”.
“Ai ka treguar se nuk e ka personalitetin e duhur për ta veshur fanellën e Brazilit. Nëse unë do të isha trajner nuk do ta thirrja në kombëtare”, ka thënë Romario.
Romario po ashtu ka thënë se Silva duhet të përmirësoj gabimet e tij, të zhvillohet më shumë dhe një ditë përsëri të kthehet të luajë për Brazilin, transmeton Klan Kosova.