Roman Polanski ka mohuar pretendimet e bëra së fundmi se ai dhunoi një aktore franceze në vitet 1970'ta.
Kjo është akuza e fundit në një seri akuzash për sulme seksuale kundër regjisorit, e cila vjen nga Valentine Monnier.
Monnier, e cila tani është fotografe, akuzoi Polanskin për një sulm "jashtëzakonisht të dhunshëm" dhe dhunim në shtëpinë e tij në vendpushimin e skive zvicerane të Gstaad në vitin 1975, kur ajo ishte 18 vjeçare.
Regjisori 86 vjeçar ka hedhur poshtë pretendimin, duke kërcënuar se do të ngre padi.
Në një letër të hapur të botuar nga gazeta franceze Le Parisien, Monnier tha se ai u përpoq ta bënte atë të gëlltiste një pilulë gjatë sulmit të pretenduar, dhe më vonë i kërkoi falje duke qarë dhe kërkoi nga ajo t'i premtonte se kurrë nuk do t'i tregonte askujt për ndodhinë.
"Mendova se do të vdisja", shkroi ajo.
Avokati i regjisorit fitues të çmimeve Oscar Herve Temime i tha AFP-së në një deklaratë se "kundërshton në termat më të fortë këtë akuzë për përdhunim".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.