Roman Abramovich është i vendosur të shtojë një tjetër rezidencë mahnitëse që kap vlerat e 55 milionë eurove.
Miliarderi rus në këtë formë do ta ketë në pronësi shtëpinë më të shtrenjtë në shtetin e Izraelit.
Flitet se ai ka nënshkruar një marrëveshje qiraje muaj më parë me një mundësi për ta blerë atë gjatë ditëve të ardhshme. Rezidenca do të jetë prona e tij e dytë në Izrael pasi bleu hotelin Boutique Varsano në Tel Aviv Neve Tzedek.
Abramoviç u bë shtetas i Izraelit në maj të vitit 2018 pasi Zyra e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi të ripërtërijë vizën e tij për të jetuar në Angli.
Si rezultat, 52-vjeçari nuk ka qenë në Londër për të parë The Blues që nga prilli i vitit 2018 gjersa pasuria e tij vlerësohet të jetë mbi 12 miliardë euro
Ai zotëron një rezidencë madhështore në Kensington Palace Garden – i quajtur ‘rresht i miliarderëve’ – të cilin e bleu për 95 milionë euro në vitin 2009.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.