Lajmet e fundit

Alessio Romagnoli është i gatshëm që ta vazhdojë kontratën me Milanin, sipas raportimeve nga Calciomercato.
Ata kanë raportuar që agjenti i 26 vjeçarit është takuar me Kuq e Zinjtë javën e kaluar për të negociuar për ujdinë e re.
Ai po e kërkon një pagë prej 3.5 milionë eurosh, dhe 1 milion euro në bonuse, kërkesë kjo që e tejkalon vullnetin e Milanit.
Negociatat do të vazhdojnë para pushimit dimëror teksa të dyja palët e dëshirojnë të njëjtën gjë – vazhdimin e qëndrimit të tij në “San Siro”.