Lajmet e fundit
Mbrojtësi italian ka udhëtuar për në qendrën stërvitore Milanello ku pritet të kryejë testet mjekësore, para nënshkrimit të kontratës.

Alessio Romagnoli pritet që të martën të kryejë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë me Milanin.
Lajmi është konfirmuar nga Milan si edhe nga Roma, që më në fund është dorëzuar para insistimit të rosonerëve për të transferuar mbrojtësin.
Pritet që pesha e transferit të jetë rreth 25 milionë euro, plus shtesat.