Lajmet e fundit
Fotografitë ku 20 vjeçari shihet në fanellën e Lazios kanë irrituar disa fansa të Romës që kanë shkruar mesazhe kërcënuese në muret e shtëpisë së prindërve të futbollistit.

Nënshkrimi i ri i Milanit, Alessio Romagnoli, ka pranuar kërcënime me vdekje pasi në internet po qarkullojnë disa fotografi ku ai shihet duke veshur fanellën e Lazios.
https://twitter.com/officialmaz/status/631507293130084352
Fotografi që tregojnë mesazhet kërcënuese të shkruara në muret e shtëpisë së prindërve të lojtarit po qarkullojnë në rrjetin social Tëitter.
Në njërin nga ta shkruhet: “Laziani Romagnoli, funeralin e ke së shpejti”, ndërsa tjetri kishte për referencë Alex Zanardin, ish vozitësin e Formula 1, që në një aksident në vitin 2001 pati humbur të dy këmbët.
Romagnoli është lojtar i akademisë së Romës, që pas huazimit sezonin e shkuar tek Sampdoria ka impresionuar.