Lajmet e fundit

Suso i Milanit është synimi i ri i Romës dhe mund të jetë në dispozicion për rreth 35 milionë euro raporton Corriere dello Sport, transmeton klankosova.tv.
Pas dështimit të Gjallorosëve për ta sjellur në Romë brazilianin Malcom, romakët tani synojnë spanjollin Suso i cili supozohet të jetë zgjedhja e preferuar e drejtorit të klubit, Monchi.
Romakët nuk kanë bërë ende asnjë ofertë zyrtare për ish – lojtarin e Liverpool-it, për të cilin skuadra e Milanit ka vënë një çmim prej 40 milionë eurosh, por e përditshmja Corriere dello Sport beson se marrëveshja mund të arrihet për 32 deri në 35 milionë euro.
Mesfushori ofensiv është pjesë e milanezëve që nga viti 2015.