Lajmet e fundit

Pas arritjes së marrëveshjes me Edin Dezkon, kur sot pritet edhe zyrtarizimi i tij, drejtuesit e klubit të Romës janë duke menduar për disa lëvizje tjera të mëdha.
Fabio Coentrao i Real Madrid mund të jetë blerja tjetër e radhës, pas boshnjakut.
Për këtë presidenti i klubit, Walter Sabatini është duke punuar intensivisht.
Roma është duke planifikuar që ta marr Coentraon në huazim sezonin e ri, por me mundësi të blerjes së tij një vit pas.
27 vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2019, kështu që klauzola e tij është goxha e lartë.
Për të Los Blancos patën paguar 30 milionë euro, kur e blenë atë nga Benfica në vitin 2011, transmeton Klan Kosova.