Lajmet e fundit

Roma janë duke e kërkuar Marcel Schmelzerin e Borussia Dortmund dhe Alberto Morenon e Liverpoolit, pasi klubi është i vendosur për transferimin e një mbrojtësi të majtë pas shitjes së Jose Holebas në Watford.ze
Giallorosët janë duke e monitoruar mbrojtësin gjerman pasi thuajse kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Augsburgut, Baba Rrahman.
Sipas Tuttosport, vlera e lojtarit të Borussia Dortmund është 7 milionë euro kontrata e të cilit skadon në 2016.
Schmelzer ka kaluar gjithë karrierën e tij si senior me Borussian, që kur e bëri paraqitjen e parë në këtë klub më 2008.
Moreno gjithashtu ka qenë i lidhur me një transferim në Roma dhe drejtori sportiv Walter Sabatini është parë në Angli.