Lajmet e fundit

Duket se AS Roma ka arritur marrëveshje me Manchester City-in për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko.
Sipas burimeve të ESPN, kalimi i Dzekos te Roma tashmë është i sigurt, transmeton Klan Kosova.
Roma ka kohë që ish lojtarin e Wolsburg-ut e kishte vënë në shënjestër, dhe bisedimet për lojtarin kishin filluar tash e disa javë.
Dzeko sezonin e kaluar në Premier Ligë u paraqitë vetëm 12 herë duke shënuar katër gola.