Lajmet e fundit
Roma e ka mundur skuadrën e Genoas, 2-0 dhe në këtë mënyre është në garë për pozitën e dytë në Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Olimpico”, Roma e mposhti Genoan, e rezultat 2-0, me golat e shënuara nga Seydou Doumbia në minutën e 35-të dhe nga Alessandro Florenzi për të marrë maksimumin e pikëve.
Pas kësaj ndeshje Roma është e dytë me 64 pikë, kurse Genoa është e gjashta me 50 pikë të grumbulluara.
Ndërsa Lazio tani është dy pikë larg Romës dhe me një lojë më pak të zhvilluar.