Lajmet e fundit
Skuadra italiane, Roma ka filluar bisedimet me Manchester City, për të transferuar sulmuesin, Edin Dzeko.

Drejtori i klubit, Walter Sabatini ka zhvilluar një takim me agjentin e lojtarit, Irfan Rezapagic për të biseduar rreth kushteve të kompletimit të transferimit.
Boshnjaku ka qenë i lidhur me një largim nga City kohën e fundit, për ta shitur atë janë shprehur të gatshëm edhe drejtuesit e klubit.
Ai ka kontratë me Citizens deri në vitin 2018.
Kushtet tjera të marrëveshjes do të jenë temë e bisedimeve kur Sabatini do të fluturojë drejt Anglisë.