Lajmet e fundit
Skuadra italiane ka mposhtur mbretërit pas ekzekutimit të penaltive.

Skuadra italiane ka arritur të fitoj ndeshjen, që luhet në kuadër të parasezonit të skuadrave, ndaj Real Madridit, pas ekzekutimit të penaltive.
Ndeshja ishte përgjithësisht e balansuar, me raste nga të dyja palët, por pa magji futbolli, pasi të dy skuadrat u frikësoheshin lëndimeve.
Pasi gjithçka në kohën e rregullt përfundoi baraz, pa rrjeta të prekura, u ekzekutuan penaltitë, ku Roma u tregua më e suksesshme duke shënuar shtatë herë, kundrejt Realit që shënoi gjashtë.
Penaltinë për Realin e huqi Lucas Vasquez, ndërsa ish lojtari i Barcelonës, Seidu Keita, ishte ai që shënoi golin e fundit, duke i dhënë fitoren skuadrës italiane.