Lajmet e fundit

Roma ka fituar ndaj Cagliari-t me rezultat të ngushtë prej 1:0, në javën e 16-të të Serie A.
Pavarësisht se Diego Perotti humbi penaltinë në minutën e 53-të, Roma arriti të fitojë përmes golit të Federico Fazios- në minutën e katërt të lojës shtesë.
Me këtë fitore, Roma gjendet në pozitën e katërt me 38 pikë, aq sa ka Juventus në të tretën por me një ndeshje më pak.
Ndërkaq lideri Napoli ka katër pikë më shumë se kryeqytetasit italianë.