Lajmet e fundit

Roma ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A, duke mbajtur diferencën e Juventusit ndaj tyre në vetëm gjashtë pikë.
Golat e Fazios (26’), Salah (41’) dhe Dzekos (75’) ia dhanë tre pikë skuadrës nga kryeqyteti në përballje me Bolonjën, njofton Klan Kosova.
Kështu, romakët mbajnë gjallë shpresat për një rrëshqitje të mundshme, në mënyrë që të kenë shans për ta fituar titullin e kampionit italian.