Lajmet e fundit

Roma ka zyrtarizuar transferimin e parë të kësaj vere, Hector Moreno. Meksikani i është bashkuar skuadrës verdhekuqe nga PSV-ja duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Roma. Kjo është një mundësi e rëndësishme për karrierën time. Shpresoj që të tregoj aftësitë e mia individuale për të kontribuar në paraqitjen e përgjithshme të klubit”.