Lajmet e fundit

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, thuhet se po kërkon anësorin e Newcastle United, Allan Saint-Maximin, duke ringjallur një interes të vjetër për francezin.
24-vjeçari nuk është i kërkuar për herë të parë prej klubit italian, pasi klubi tashmë kishte negociuar për të shumë vite më parë kur ai ende po luante për Saint-Etienne, raporton football-italia përcjell Klan Kosova.
Që atëherë, ai ka luajtur për Monaco, Hannover 96, Bastia dhe Nice përpara transferimit të tij prej 18 milion euro në Newcastle në 2019.
Deri më tani këtë sezon, Saint-Maximin ka kontribuar me tre gola dhe pesë asistime në 23 ndeshje të Premier League