Lajmet e fundit

Agjenti i lojtarit të Shakhtar Donetsku-ut, Luiz Adriano tregoi për interesin e skuadrave të ndryshme për të.
“Milani, Interi, por edhe Roma kanë shprehur interesimin për transferimin e sulmuesit gjatë merkatos së verës, por gjithçka varet nga klubi ukrainas”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Shakhtar duket se do ta lejojë brazilianin të largohet pasi kontrata e tij përfundon në dhjetorin e këtij viti dhe në rast se arrihet marrëveshje ekonomike, ai mund të largohet.
Roma është duke grumbulluar fonde pas shitjes së Mattia Destros te Monaco ndërsa Milan ka nevojë për një emër të madh pas humbjes së Jackson Martinez dhe Geoffrey Kondogbia.