Lajmet e fundit

Roma ka fituar ndaj Cagliarit me rezultat 4:0 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A-së.
Lorenzo Pellgerini në minutën e dytë, Paulo Dybala në minutat 23’ dhe 51’ (penalti), si dhe mbrojtësi holandez Dean Huijsen në të 59-tën, shënuan golat e fitores për romakët.
Me këtë fitore kryeqytetasit ringjiten në vendin e pestë me 38 pikë.