Lajmet e fundit

Roma po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Boca Juniors, Dario Benedetto, sipas raportimeve nga Corriere dello Sport.
Klubi nga Serie A po përgatitet që këtë verë ta humbë Edin Dzeko-n, andaj është vënë në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte denjësisht.
Kështu, 28 vjeçari i Boca-s ka dalë si një nga opsionet kryesore, andaj mbetet të shihet nëse gjysmëfinalistët e vjetshëm të Ligës së Kampionëve do t'ia dalin ta transferojnë atë.