Lajmet e fundit

Roma ka hyrë në garë për t'i siguruar shërbimet e futbollistit të Bayer Leverkusen, Serdar Azmoun, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Sulmuesi 28 vjeçar do të marrë vendim brenda ditës së enjte për të ardhmen e tij, se në cilin ekip nga Serie A dëshiron ta vazhdojë karrierën.
Azmoun ishte transferuar tek Bayer Leverkusen nga Zenit në janar të vitit të kaluar për 2.5 milionë euro, ndërsa vlera aktuale e tij në treg është 12 milionë euro.