Lajmet e fundit

Roma ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Milanos në kuadër të javës së 35-të të Serie A.
Edin Dzeko shënoi dy herë në pjesën e parë (8’, 28’) për ta çuar Romën në pushim me epërsi 0:2, njofton Klan Kosova.
Pasalic ngushtoi epërsinë për Milanon në minutën e 76-të, por El Shaarawy u kundërpërgjigj ndaj ish-skuadrës duke shënuar për romakët në minutën e 78-të.
Daniele De Rossi e vulosi fitoren prej 1:4 për Romën nga pika e bardhë, ndërkaq Paletta i Milan për këtë u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore, Roma kthehet në pozitën e dytë me 78 pikë, ndonëse gjasat për titull janë minimale, pasi që Juventus po i ikën 7 pikë kur kanë mbetur vetëm edhe 3 javë para fundit të stinorit në Serie A.