Lajmet e fundit

Roma e ka dëshmuar edhe në derbin ndaj Lazios që po kalon një formë të shkëlqyer në Serie A, duke fituar bindshëm, 4-1.
Të besuar e Luciano Spallettit nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren në këtë ndeshje. Stephan El Shaarawy hapi serinë e golave duke shënuar që në minutën e 15. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në 45 minutat e tjera u shënuan edhe 4 gola. Në të 64-ën dyfishoi Dzeko, Parolo shkurtoi diferencën 11 minuta më pas, por vetëm kaq për Lazion. Florenzi dhe Perotti shënuan edhe dy gola të tjerë në fundin e takimit, duke e vulosur rezultatin në 1-4.