Lajmet e fundit

Raportohet se Roma ka arritur që ta bind Edin Dzekon që të kalojë në radhët e tyre.
Sulmuesi ishte i nervozuar me situatën e bllokimit të tij, pasi Manchester City ka refuzuar ofertën prej 20 milionë funtave.
Sipas Sky Sport Italia, Giallorossët kanë kontaktuar dy herë me boshnjakun për ta bind atë që të kompletojë transferimin e tij.
City është duke kërkuar 30 milionë euro që ta lë të lirë lojtarin, ndërsa Roma për ta arritur këtë shifër duhet që të shes lojtarin e vet, Mattia Destro në mënyrë që t’i rrisë fondet, transmeton Klan Kosova.