Lajmet e fundit

Sulmuesi Alessandro Cerci zhbllokon merkaton në Itali. Ish lojtari i Milanit ka pranuar transferimin te skuadra e Genoas duke lënë të lirë Diego Perottin, i cili është vënë në radarët e Romës dhe gjatë orëve të ardhshme mund të transferohet në kryeqytet, madje sipas mediave italiane ai mund të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Juventusit. Drejtori sportiv i verdhekuqve, Ëalter Sabatini dhe presidenti i Genoas, Preziosi kanë arritur marrëveshjen për 27-vjeçarin argjentinas, i cili nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e këtij sezoni. Për sulmuesin, Roma do të paguajë 3 milionë Euro dhe 6 të tjera do t’i derdhë në muajin Qershor pasi të blejë përfundimisht sulmuesin që do të përfitojë 1 milionë e gjysmë Euro në sezon. Ndryshimet në organikën e Romës nuk prekin vetëm sulmin pasi mbrojtësi Castan i ka orët e numëruara në “Trigoria” pas gafës së bërë në takimin kundër Veronas që i kushtoi 2 pikë skuadrës së Spalletit. Operacioni në kokë e ka penguar brazilianin të rikthehet në nivelet më të larta dhe lamtumira e tij ishte paralajmëruar nga klubi kryeqytetas disa javë më parë. Fluminense dhe Palmeiras janë dy destinacionet e mundshme të lojtarit që mund të zëvendësohet nga 26-vjeçari i Realit të Madridit, Nacho Fernandez, i cili numëron 8 ndeshje me fanellën “Merengues” gjatë këtij sezoni./supersport.al