Rok bendi i njohur botëror, Rolling Stones, së shpejti do të shfaqen me këngë të reja origjinale, për një album të ri, 12 vjet pas ''A Bigger Bang''.
Kështu ka bërë të ditur kitaristi i grupit, Keith Richards, i cili ka thënë se ''Stones'' janë në punim e sipër për lansuar në treg album të projekteve të reja muzikore, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=5vHHz80Mmiw
Rokeri Richards, tha se lansimi i albumit të tyre të fundit në cover, ''Blue&Lonesome'' në dhjetorin e kaluar dhe pritja e tij me komente tejet pozitive nga kritikët, ka bërë ata që të punojnë tutje dhe dalin me këngë të reja përsëri.
"Unë vetëm mendoj, në të vërtetë, The Stones do ta përdorin ''Blue & Lonesome'' si një nxitje për energjinë e tyre dhe për ndjenjat e tyre të qëndrueshmërisë në këtë ditë dhe moshë," thotë Richards, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.