Pas një pauze 16 mujore për shkak të pandemisë COVID-19 dhe vdekjes tragjike të bateristit Charlie Watts, Rolling Stones rifilluan turneun e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata dolën në skenë të dielën, por jo para se ta nderonin Watss, i cili kishte qenë shtylla kurrizore e grupit që kur u bashkua në vitin 1963.
Koncerti u hap me skenë të zbrazët dhe vetëm me daulle, ndërsa fotot e Watts u shfaqën. Pas kësaj, anëtarët e tjerë të grupit dolën në skenë.
Në një moment prekës, Jagger dhe Richards shtrënguan duart ndërsa falënderuan fansat për mbështjetjen dhe dashurisë për Watts. Në një moment, Jagger pranoi se ishte emocionuese të shihje të gjitha fotot e Watts, i cili vdiq në 24 gusht në moshën 80 vjeç.
“Ky është turneu ynë i parë ndonjëherë që kemi bërë pa të”, tha Jagger para turmës, duke shtuar, “Neve do të na mungojë Charlie aq shumë, brenda dhe jashtë skenës”, transmeton Klankosova.tv.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.