“Rolling Stones” ende po lëkundet fort.
Grupi legjendar njoftoi një turne evropian, të quajtur "Sixty", i cili do të përfshijë Madridin, Mynihun, Liverpoolin, Amsterdamin, Bernin, Milanon, Londrën, Brukselin, Vjenën, Lyonin, Parisin, Stokholmin, etj.
Grupi do të performojë 14 shfaqje gjatë gjithë kësaj vere, duke filluar nga 1 qershori. Ata e quajtën turneun "Sixty" (Gjashtëdhjetë) në festimin e 60-vjetorit të tyre.
Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të bëjnë gjithashtu kthimin e tyre të shumëpritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Grupi do të performojë në Liverpool FC-Anfield, shfaqja e parëe grupit në stadiumin e këtij qyteti. Gjithashtu do të ketë dy shfaqje në Hyde Park të Londrës. Pas vdekjes së bateristit Charlie Watts, grupit do t'i bashkohet Steve Jordan në bateri.
Në listën e grupit për shfaqjet përfshihen "Gimme Shelter", "Paint It Black", "Jumpin' Jack Flash", "Tumbling Dice" "(I Can't Get No) Satisfaction", "Start Me Up" dhe shumë të tjera.
Ky turne i fundit pason atë të Rolling Stones "No Filter" që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara në 2021.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.