Lajmet e fundit

Ai ka vdekur në moshën 93 vjeçare, por zërin e tij e kemi dëgjuar në më shumë se 200 personazhe të filmave dhe televizionit, për më shumë se 60 vjet.
Ai vdiq më 7 qershor, por figura e tij do të jetojë gjithmonë në mendjet e adhuruesve të filmave.
Lee do t’i mungojë shumë komunitetit artistik dhe do të mbahet mend për rolet e tij në filmin Lord of the Rings dhe Star Wars.
Ikona britanike e filmit, ka fituar famë përmes filmave horror. Ai e ka luajtur rolin e Frankenstein në vitin 1957, dhe gjithashtu ka qenë ikona e serive të filmit Dracula.
Lee ka skalitur përshtypje të mahnitshme me rolin e magjistarit Saruman, në filmin Lord of the Rings dhe në serinë e parë të filmit the Hobbit.
Lee konsiderohet si gjigant i ekranit i njohur për sytë e tij të errët dhe zërin e ashpër.
Ja disa nga rolet ikonë në të cilat ka luajtur Christopher Lee. /klankosova.tv
Dracula (1958-1976)
The Mummy (1959) - The Mummy/Kharis
The Man with the Golden Gun (1974) - Francisco Scaramanga
The Lord of the Rings & The Hobbit series (2001-2014) - Saruman
Star Wars: Episode II - Attack of the Clones & Star Wars: Episode III: Revenge of the Sith (2002, 2005) - Count Dooku