Lajmet e fundit

Estrogjeni e testosteroni janë hormone që ndodhin natyrshëm në trupat e meshkujve dhe femrave.
Ato luajnë role thelbësore në epsh, në humor, në shëndet, në pjellori dhe në shumë funksione të tjera, nëse nivelet e estrogjenit janë shumë të larta, mund të rezultojë me probleme shëndetësore.
Një studim i vitit 2016 tregon se nivelet e këtij hormoni kanë rënie me 0.4-2.0 për qind çdo vit pas moshës 30 vjeçare.
Tek disa burra, kjo rënie çon në depresion, ulje të dëshirës seksuale dhe energji trupore të ulët. Estrogjeni është jetik për shëndetin e meshkujve.
Ky hormon mbështet funksionimin e pothuajse çdo zone të trupit, duke përfshirë trurin, zemrën, kockat, muskujt dhe sistemin imunitar.
Megjithatë, nëse nivelet e estrogjenit te njerëzit janë shumë të larta, kjo mund të shkaktojë një numër problemesh shëndetësore, duke përfshirë obezitetin dhe depresionin.