Lajmet e fundit
Mbrojtësi argjentinas pritej të largohej gjatë afatit kalimtar dimëror, por paraqitjet e tij të mira kanë bërë menaxherin të ndërrojë mendje

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk është duke e përfshirë ende në listën e largimeve në janar mbrojtësin Marcos Rojo.
Tekniku portugez ishte i përgatitur ta lejonte transferimin e argjentinasit në janar, pasi favorizonte të tjerë në fillim të edicionit.
Por Rojo është bërë një nga futbollistët e preferuar të tij duke shkëlqyer në mungesë të Chris Smalling dhe Eric Bailly.
Tani tek United janë të përgatitur për ta mbajtur lojtarin, megjithë interesimin e skuadrave të ndryshme për shërbimet e tij.