Lajmet e fundit
Argjentinasi thotë se holandezi është njeri shumë i mirë, por e pranon që është i frikësuar kur ai nervozohet.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, e pranon se ai është i frikësuar nga shprehja e fytyrës së Louis van Gaalit.
Van Gaal është i njohur për stërvitje të vështira, ndërsa është raportuar se disa nga lojtarët kanë biseduar me të për këtë gjë.
Rojo, që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje të sezonit të ri, është pyetur për stilin e drejtimit të Louis van Gaalit.
“Ai ka personalitet të mbyllur, por është njeri i mirë. Ka fytyrë të frikshme, por kur e njeh e kupton që s’është aspak i tillë. Duhet vetëm ta dëgjosh”.
“Ai na dëgjon të gjithëve, flet edhe pak spanjisht, prandaj gjithmonë më thërret në zyrë për të më këshilluar”.