Lajmet e fundit

Roja i plazhit i cili shpëtoi mbretin e ardhshëm të Danimarkës nga një rrymë e madhe në det, ka marrë mirënjohje nga familja Daneze.
Ai nuk kishte asnjë ide se kush ishte djali derisa një njeri i tha atij se ai ishte djali i madh i Princeshës Mary.
Nick Malcom me origjinë nga Zelanda e Re, shpëtoi trashëgimtarin 10 vjeçar nga dallgët e forta të detit në plazhin Mermaid në QueenIsland të enjten gjatë pushimeve të familjes.
Ai e kthehu princin në kujdesin e mbretit të Danimarkës dhe princeshës, e cila është më origjinë australiane. Mbreti falënderoi jashtë mase rojen. Ai u shpall hero dhe nëpër mediat ndërkombëtare është folur shumë për aktin e tij prej heroi, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që Malcolm shpëton një person, pasi që ai kishte shpëtuar edhe një turist britanik 68 vjeçar në të njejtin plazh në vitin 2014.
E për këtë akt Nick nuk ka dashur të flas.