Është vënë gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Rogovë të Hasit, një Projekt ky tejet jetik dhe i shumëpritur nga banorët e këtij regjioni.
Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Duke folur para banorëve të Rogovës, Gjini ka thënë se është i gëzuar që ky projekt kaq i rëndësishëm po nisë nëRogovë, për faktin se ka kohë qërogovasve ju ka munguar dhe kanë pasur nevojë për këtë objekt.
Nga ana tjetër, Gashi ka thënë se ky është projekti i parë që ministria për Kulturë, Rini dhe Sport po e nisë në komunën e Gjakovës, ndërsa ka premtuar se ditëve në vazhdim do të ketë edhe shumë projekte tjera të kësaj natyre.
Projekti për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës është financuar në tërësi nga ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa lokacioni është siguruar nga vet banorët e fshatit Rogovë, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.